Messi: Futbolli nuk do të jetë më i kurrë i njëjtë

Messi: Futbolli nuk do të jetë më i kurrë i njëjtë

Sport May 31, 2020 - 15:04
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mendon se futbolli, ashtu si edhe jeta, nuk do të jetë më kurrë i njëjtë si rezultat i pandemisë së koronavirusit, transmeton Zeri.info

Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e qindra mijëra personave në botë dhe ka shkaktuar pezullim të aktiviteteve sportive.

Planet për rikthimin e jetës normale tashmë janë në zhvillim e sipër, derisa La Liga spanjolle do të rikthehet në qershor.

“Shumë prej nesh kanë mbetur me dyshime se si do të jetë bota pas çdo gjëje që ka ndodhur”, ka thënë Messi.

“Futbolli, si jeta në përgjithësi, mendoj se nuk do të jetë kurrë më e njëjtë”, shtoi argjentinasi./Zeri