Dyshime për raste me koronavirus te dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Renova

Dyshime për raste me koronavirus te dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Renova

Sport May 31, 2020 - 16:14

Koronavirusi duket se ka prekur edhe Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, me dy skuadrat shqiptare si Shkëndija dhe Renova që dyshohet të kenë futbollist pozitiv në Covid 19.

Sipas informacioneve dhe ajo që ka konfirmuar kryetari i sindikatës së futbollistëve, dy persona nga tabori i Shkëndijës dhe katër  tjerë nga Renova janë të infektuar me koronavirus.

Pritet që nga ana e vet klubeve të bëjnë edhe nga një testim për futbollistët dhe të japin një konfirmim, pasi testet e para për të gjitha klubet janë bërë në bashkpunim me sindikatën e futbollistëve.

Kujtojmë që testet pozitive te futbollistët mund të ndryshojnë planet për rinisjen e kampionatit elitar.