Tahir Batatina përgatitë katër futbollistë për t'i transferuar në Evropë: Llapi ua realizon ëndrrën

Tahir Batatina përgatitë katër futbollistë për t'i transferuar në Evropë: Llapi ua realizon ëndrrën

Sport May 31, 2020 - 22:09

Klubi i Llapit në krye me trajnerin Tahir Batatina është angazhuar shumë që të transferojë futbollistë nga Kosova në arenën ndërkombëtare, raporton "Zeri.info".

Ditë më parë, trajneri llapjan bëri me dije se Valmir Veliu dhe Hajdin Salihu janë futbollistët që do të zbarkojnë shumë shpejtë në futbollin evropian, në Gjermani, respektivisht në Kroaci.

Megjithatë, përveç Veliut dhe Salihut, Batatina ka zbuluar se edhe Kastriot Selmani dhe Alban Shabani janë në vëzhgim në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Postimi i plotë i Batatinës në "Facebook":

"Këta janë yjet e skuadrës së Llapit, të cilët shumë shpejt pritet ta shijojnë arenën evropiane dhe transferimin në klube evropiane.

Ofertat konkrete veç se kanë mbërritur për dy futbollistët, Valmir Veliun dhe Hajdin Salihun, kurse nën vëzhgimin e klubeve evropiane do jenë edhe Kastriot Selmani e Alban Shabani, të cilët do përcillen në ndeshjet në vijim të kampionatit.

Ajo çfarë kam deklaruar shpesh herë po përmbushet me sukses! Talentët e KF Llapit dhe tjerave qytete e dinë destinacionin për në Evropë, KF Llapi ua jep mundësinë dhe realizimin e ëndrrës së futbollistëve – Evropën! T.B". /Zeri.info