Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Dallku para ndeshjes Prishtina - Drenica: Janë hapur çerdhet dhe gastronomia, pse të mos lejohen tifozët në stadiume?

Dallku para ndeshjes Prishtina - Drenica: Janë hapur çerdhet dhe gastronomia, pse të mos lejohen tifozët në stadiume?

Sport June 01, 2020 - 13:24
Detajet

Topat e futbollit kosovar do të rrokullisen që nga dita e nesërme (e martë), kur do të zhvillohet ndeshja e parë, pas pushimit të dhunshëm nga mesi i muajit marsit për shkak të pandemisë COVID-19.

Sfida e parë post-pandemi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes të FC Prishtinës dhe Drenicës, duel që i takon gjysmëfinales së parë të Digital Kupës së Kosovës.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, në një prononcim për "Zeri.info" ka thënë se ndeshja në fjalë nuk do të jetë e lehtë.

“Do të jetë një takim i vështirë. Drenica është një skuadër për t’u vlerësuar dhe të cilën e respektojmë. Mbetet të shihet se si do të jetë gjendja fizike e të dyja skuadrave, pasi dihet se nuk kemi pasur kohë të mjaftueshëm për t’u përgatitur. Prishtina e ka për detyrë që ta fitojë ndeshjen, në mënyrë që të shkojmë më të qetë në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Armend Dallku para ndeshjes për "Zeri.info".

Ish-futbollisti i mirënjohur, që ka luajtur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, ndër të tjera deklaron se nuk ka mungesa për këtë takim.

“Mungesa nuk kemi për ndeshjen ndaj Drenicës, por mbetet për t’u parë edhe në stërvitjen e sotme se si është gjendja e lojtarëve”, shtoi Dallku.

Image

Kujtojmë se dueli në fjalë dhe sfidat e tjera të mbetura në Digitalb Kupës dhe Superligës do të zhvillohen pa tifozë.

Dallku mbetet me shpresë se shumë shpejt tifozët do të rikthehen në tribuna.

“Dihet se futbolli luhet për tifozë dhe ata i japin shpirt ndeshjes. Edhe unë kam luajtur në stadiume boshe dhe mund të them se është ndjenjë e keqe. Shpresoj shumë se do të rikthehen tifozët, pasi dihet se tashmë janë hapur edhe çerdhet, edhe gastronomia dhe nuk më duket e kuptimtë që të mos lejohen tifozët në stadiume”, përfundoi Armend Dallku.

Prishtina – Drenica luhet të martën, duke filluar nga ora 18:00. /Zeri.info

Image