Floyd Mayweather kërkon t’i mbulojë shpenzimet e funeralit të George Floyd

Floyd Mayweather kërkon t’i mbulojë shpenzimet e funeralit të George Floyd

Sport June 02, 2020 - 08:39

Floyd Mayweather ka ofruar t’i mbulojë shpenzimet e funeralit për George Floyd, i cili ndërroi jetë pas dhunës policore në protestat që po mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Afrikano-amerikani ndërroi jetë pas një dhune të ushtruar nga një polic në Minneapolis, shkruan “Zeri.info”.

Ish-kampioni i botës në boks, Mayweather ka konfirmuar në “Twitter” se ka ofruar për t’i paguar shpenzimet e funeralit, derisa familja e Floyd e ka pranuar një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, polici i cili e vrau Floydin në protesta, Derek Chauvin, është pushuar nga puna dhe po akuzohet për vrasje të shkallës së tretë.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe tre policë të tjerë, por pa u akuzuar për ndonjë vepër penale. /Zeri.info