“Messi është lojtari i vetëm që mund të bëjë atë që bëri Ronaldo”

“Messi është lojtari i vetëm që mund të bëjë atë që bëri Ronaldo”

Sport June 02, 2020 - 21:18
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-futbollisti spanjoll, Oscar Garcia, thotë se Lionel Messi është i vetmi lojtar që është në gjendje të bëjë atë që ka bërë në të kaluarën ish-sulmuesi brazilian, Ronnaldo, transmeton “Zeri.info”.

Garcia kishte luajtur së bashku me brazilianin te Barcelona dhe kishte mbetur i befasuar nga aftësitë e tij.

Ronaldo kishte luajtur vetëm një edicion në Barcelonë, derisa kishte realizuar 47 golave.

“Isha me fat që isha afër tij në disa prej golave të tij. E pashë se sa shpejtë lëvizte, ishte e vështirë të kapej edhe duke festuar golat, ai ende ishte në të njëjtën shpejtësi”, u shpreh Garcia.

“Deri në ardhjen e Messit, nuk kisha parë një lojtar që lëvizte me topin në atë shpejtësi. Unë e kam parë vetëm atë dhe Messin duke e bërë këtë gjë”, shtoi ai./Zëri