Drita rinovon kontratën me Ardian Cuculin

Drita rinovon kontratën me Ardian Cuculin

Sport June 02, 2020 - 22:19
Lajmet e fundit nga sporti

Drita ka konfirmuar sot rinovimin e kontratës së mbrojtësit Ardian Cuculi, shkruan “Zeri.info”.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë të re, e cila do të zgjasë deri në vitin 2022.

Drejtori sportiv i Dritës, Valn Zymberi, është shprehur shumë i kënaqur me rinovimin e Cuculit.

“Është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin tonë Ardian Cuculi edhe për dy vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Cuculi është një prej lojtarëve kyç të skuadrës andaj drejtuesit e klubit i kanë besuar që të jetë me ne deri ne vitin 2022. Drejtori sportiv, Valon Zymberi, është shprehur tejet i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Cuculin, te cilin e konsideron tejet të rëndësishëm në projektin e madh që ka klubi”, vazhdon më tutje njoftimi./Zëri