Mike Tyson – Evander Holyfield, zbulohen detaje nga përballja e shumëpritur

Mike Tyson – Evander Holyfield, zbulohen detaje nga përballja e shumëpritur

Sport June 03, 2020 - 09:37

Mike Tyson është në negociata me Evander Holyfield për ta zhvilluar një përballje boksi në nëntor të këtij viti, derisa thuhet se ky meç mund të zhvillohet në Lindjen e Mesme.

Dyshja në fjalë janë përballur në vitin 1996 për herë të parë, derisa një vit më vonë, u përballën sërish, shkruan “Zeri.info”.

Përballja e dytë mes Tyson dhe Holyfield ishte bërë mjaft e njohur për shkak se Tyson ia kishte hequr një pjesë të veshit këtij të fundit.

Gjatë kohës së fundit është përfolur shumë për një rimeç mes tyre, derisa Tyson ka thënë se dëshiron të rikthehet në ring për një përballje bamirësie.

Si Tyson, ashtu edhe Holyfield kanë publikuaar pamje nga stërvitjet e tyre para një dueli të mundshëm.

Derisa Holyfield nuk duket në formë të mirë, Tyson i ka befasuar të gjithë me formën e tij fizike. /Zeri.info