Gashi “paralajmëron” Feronikelin: Duhet ta fitojmë ndeshjen

Gashi “paralajmëron” Feronikelin: Duhet ta fitojmë ndeshjen

Sport June 03, 2020 - 09:45

Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi, e ka komentuar ndeshjen gjysmëfinale me Feronikelin në kuadër të Kupës së Kosovës.

Në pasditën e sotme zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Ballkanit dhe kampionit në fuqi Feronikelit, raporton “Zeri.info”.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, skuadra e Ismet Munishit e pret Feronikelin e Afrim Tovërlanit në kuadër të kësaj gare.

Të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në finale dhe triumfin në këtë kompeticion, i cili mundëson plasmanin në Ligën e Evropës.

Ndërkaq, Gashi është i vetëdijshëm se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë për skuadrën e tij, por që është optimist për fitore.

“Ndeshja e Kupës së Kosovës do të jetë e vështirë pasi që është edhe ndeshja e parë pas pushimit të gjatë”, ka thënë Kushtrim Gashi për “Zeri.info”.

“Ne si skuadër jemi përgatitur shumë mirë për ndeshjen. Feronikeli është kampion dhe ka futbollistë cilësorë, por me cilësinë që ne kemi brenda skuadrës duhet ta fitojmë ndeshjen”, tregoi Gashi.

Ndryshe, ndeshja e sotme nis në orën 16:00. /Zeri.info