Albert Bunjaku në formë të mirë në Gjermani, shënon dhe asiston në fitoren e Viktoria Kolnit

Albert Bunjaku në formë të mirë në Gjermani, shënon dhe asiston në fitoren e Viktoria Kolnit

Sport June 03, 2020 - 10:20

Albert Bunjaku e ka vazhduar formën e tij të mirë në ligën e dytë të Gjermanisë e njohur ndryshe si Bundesliga 3.

36-vjeçari momentalisht luan te Viktoria Koln në Bundesliga 3 dhe ende është duke treguar se ka kapacitet të shënojë gola vendimtar, raporton “Zeri.info”.

Futbollisti gjilanas, ish-reprezentues i Kosovës, mbrëmë shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në fitoren 3:0 të Viktoria Kolnit kundër Zwickaut.

Me këtë gol, ai është golashënuesi kryesor në Bundesliga 3 me 17 gola të shënuar.

Ndryshe, Bunjaku me Përfaqësuesen e Kosovës është paraqitur në tre ndeshje ku edhe ka realizuar një gol. /Zeri.info