Klubi i Ulpianës ngushëllon familjet e minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës

Klubi i Ulpianës ngushëllon familjet e minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës

Sport June 03, 2020 - 10:39

Klubi lipjanas Ulpiana ka ngushëlluar familjen e Haki Arifit dhe të Idriz Gerbeshit, të cilët humbën jetën në minierën e Artanës.

Inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi vdiqën dje nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës.

Nga shembja e kësaj miniere u lënduan edhe tre punëtorë të tjerë, raporton “Zeri.info”.

Inxhinieri Arifi ishte nga komuna e Lipjanit, derisa djali i tij, Arditi, ishte futbollist i grupmoshave U-17 të Ulpianës.

Klubi lipjanas me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Arifi, por edhe për familjen Gerbeshi.

Postimi i plotë:

Me rastin e humbjes së jetës së inxhinier Haki Arifit nga Glogovci, prind i Ardit Arifit, pjesë e U-17 në KF 'Ulpiana'. Klubi ynë me anë të kësaj letre shpreh ngushllime të sinqerta për humbjen e Haki Arifit dhe të Idriz Gerbeshit. Shuarja nga kjo jetë e Hakiut, përveç familjes, shoqerisë e rrethit, do të ndihet edhe në Kf 'Ulpiana', pasi Hakiu ishte aktiv edhe në Këshillin e prindërve të klubit tonë.
Andaj i gjithë stafi i KF 'Ulpiana' u shpreh ngushllime familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre!
”. /Zeri.info