Handanovici rikthehet për ndeshjen kundër Napolit

Handanovici rikthehet për ndeshjen kundër Napolit

Sport June 03, 2020 - 10:46

Portieri i Inteirt, Samir Handanovic, pritet të jetë i gatshëm për lojë kundër Napolit në Kupën e Italisë, derisa synon që të fitojë tituj me skuadrën këtë edicion.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se portieri slloven është rikuperuar nga lëndmi dhe do të jetë i gatshëm për lojë pas rikthimit të futbollit italian, shkruan “Zeri.info”.

Interi ka vuajtur pa 35-vjeçarin, pasi Daniele Padelli dështoi ta zëvendësojë siç duhet Handanovicin.

Italiani ka mbajtur dy herë portën e paprekur në gjashtë ndeshje, por Handanovici pritet ta rinovojë kontratën me Interin dhe të vazhdojë aventurën tek Interi.

Gazeta italiane raporton se Handanovici do të luajë kundër Napolit në “San Paolo” për ta ndihmuar skuadrën të rikthehet pas humbjes 1:0 nga ndeshja e parë. /Zeri.info