Kërkuan drejtësi për George Floydin, Federata gjermane nis hetimin për katër lojtarë

Kërkuan drejtësi për George Floydin, Federata gjermane nis hetimin për katër lojtarë

Sport June 03, 2020 - 11:00

Jadon Sancho, Achraf Hakimi, McKennie dhe Marcus Thuram ishin katër lojtarët e Bundesligës, të cilët “festuan” në fundjavë.

Më shumë se festë, në sytë dhe në gjestet e tyre kishte një dedikim ndaj vrasjes së afro-amerikanit George Floyd. “Nuk marr dot frymë”, “Drejtësi për George Floydin”, “Drejtësi për Georgen” ishin disa nga mesazhet që lojtarët kishin përgatitur në shenjë sensibilizimi ndaj racizmit.

Por si duket Federatës gjermane nuk i kanë lënë shije të mira veprimet e katër lojtarëve, të cilët mbështetën protestat e Amerikës.

Sipas medieve vendase, Federata ka nisur hetimi për sjellje sportive ndaj tyre dhe së shpejti priten edhe sanksionet me gjobë ose dënim alternative sipas gjykimit.

Ndonëse presidenti i Federatës gjermane është shprehur kundër racizmit dhe pro mbështetjeve sensibilizuese, kjo nuk duket se do të shëpërtojë lojtarët që “festuan”.

Një reagim mjaft i ashpër ka ardhur edhe nga tifozët gjermanë, të cilët bëjnë thirrje për tërheqje të hetimit për këtë rast. /SportEkspres