“Futbollistët që kërkojnë drejtësi për George Floydin të duartrokiten dhe jo të dënohen”

“Futbollistët që kërkojnë drejtësi për George Floydin të duartrokiten dhe jo të dënohen”

Sport June 03, 2020 - 11:31

FIFA dhe UEFA kanë shprehur mbështetjen e tyre për futbollistët, që duan të protestojnë kundër racizmit në fushën e gjelbër.

Vdekja e George Floydit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxitur protesta dhe debat të gjerë kudo në botë, teksa edhe disa futbollistë kanë kërkuar drejtësi për afrikano-amerikanin, shkruan “Zeri.info”.

Liverpooli, Chelsea dhe Newcastle ishin ndër klubet që u “gjunjëzuan” për të kërkuar drejtësi për Floydin ditëve të fundit.

Image

Ndërkaq, në Bundesligë Marcus Thuram dhe Jadon Sancho u “gjunjëzuan”, pasi shënuan gola në fundjavë për nder të Floydit.

I pari i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se futbollistët që kërkojnë drejtësi për Floydin duhet të duartrokiten dhe jo të dënohen.

Image

“Në lidhje me demontrimet e futbollistëve në Bundesligë ata duhet të duartrokiten dhe jo të të dënohen”, tha Infantino.

Ndryshe, së fundmi është raportuar se Federata e Futbollit të Gjermanisë ka nisur hetimet për futbollistët, të cilët kërkuan drejtësi për Floydin. /Zeri.info