Ballkani i gatshëm për sfidën me Feronikelin, ka një mesazh për “Xhebrailat”

Ballkani i gatshëm për sfidën me Feronikelin, ka një mesazh për “Xhebrailat”

Sport June 03, 2020 - 11:59

Ballkani i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Feronikelit.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë skuadra e Ismet Munishit do të përballet me kampionin në fuqi Feronikelin, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja e sotme do të jetë e para për Ballkanin, pas një pauze gati prej tre muajsh për shkak të pandemisë COVID-19.

Kështu, kjo ndeshje do të luhet edhe pa tifozë, teksa Ballkani pa dyshim se do ta vërejë sot mungesën e “Xhebrailave”.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ballkani ka thënë se shpreson që tifozët të rikthehen sa më parë në tribuna.

Postimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifoz te klubit tone,

Sot pas një periudhe gadi 3 mujore po kthemi në fushen e blerte , me keq ardhje që jemi të detyruar ta zhvillojm lojën pa praninë e tifozëve, me shpresën se sa më shpejt të ktheheni në tribuna për të na mbështetur kur kemi nevojë më së shumti për Ju”. /Zeri.info