Torino dhe Samir Ujkani “gjunjëzohen” për George Floydin

Torino dhe Samir Ujkani “gjunjëzohen” për George Floydin

Sport June 03, 2020 - 12:23

Skuadra e Torinos së bashku me portierin e Kosovës Samir Ujkanin kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “shpërthyer” protestat pas vdekjes së Floydit nga dhuna policore, shkruan “Zeri.info”.

Floydi ndërroi jetë ditë më parë pasi një polic amerikan ia kishte vendosur gjurin në fyt.

Kjo ka bërë që SHBA-ja të vërshohet nga protestat e shumta, duke shkaktuar trazira.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

NO TO RACISM ë

A post shared by Samir Ujkani (@samirujkani) on

Drejtësi për Floydin kanë kërkuar edhe sportistët, duke u “gjunjëzuar” në ndeshje, si dhe në stërvitje.

Këtë së fundmi e ka bërë edhe skuadra e Torinos, aty ku luan “gardiani” i Kosovës, Samir Ujkani.

Në një fotografi të postuar në “Instagram” Ujkani ka shkruar: “Jo racizmit”. /Zeri.info