Në kohë të pandemisë, skuadra gjermane bën transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit

Në kohë të pandemisë, skuadra gjermane bën transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit

Sport June 04, 2020 - 16:22
Lajmet e fundit nga sporti

Felix Uduokhai nuk do të rikthehet në Wolfsburg në fund të këtij edicioni, por do të nënshkruajë kontratë të përhershme me Augsburgun, transmeton “Zeri.info”.

Augsburgu ka shfrytëzuar të drejtën për blerjen e lojtarit, i cili ka qenë i huazuar te kjo skuadër gjatë këtij edicioni.

Klubi gjerman do të paguajë rreth 10 milionë euro për Uduokhai, duke bërë kështu transferimin më të shtrenjtë në histori të skuadrës.

Udokhai ka regjistruar 23 paraqitje këtë edicion në Bundesligë./Zëri