Përveç Lazios, edhe një tjetër klub italian e do Mërgim Vojvodën

Përveç Lazios, edhe një tjetër klub italian e do Mërgim Vojvodën

Sport June 04, 2020 - 17:27
Lajmet e fundit nga sporti

Fiorentina është klubi i fundit që ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit të Standard Lieget, Mërgim Vojvoda, transmeton “Zeri.info”.

Mediet belge shkruajnë se disa klube italiane janë duke shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.

Më herët është raportuar se Lazio dëshiron të nënshkruajë me futbollistin e lindur në vitin 1995.

Torino gjithashtu është përmendur, derisa tash në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Fiorentina.

Vojvoda ka treguar paraqitje të mira këtë edicion me Standard Liegen dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve./Zëri