Marcelo: Te Reali jemi të pangopur, kur fitojmë një trofe e duam menjëherë tjetrin

Marcelo: Te Reali jemi të pangopur, kur fitojmë një trofe e duam menjëherë tjetrin

Sport June 04, 2020 - 18:25

Marcelo mezi pret të rikthehet në fushë, të triumfojë sërish, sepse kjo është ADN e klubit ku bën pjesë, më të titulluarit në planet.

Btaziliani i cili luan me kryeqytetasit spanjollë nga viti 2007, ka pasur rol kryesor në të gjitha sukseset e bardha.Me të drejtë është krenar për atë që ka arritur, por gjithashtu ka vetëdijen se Real Madridi sheh nga e ardhmja, nuk ngopet me asgjë më pak se lavdia sezon passezoni. Braziliani tha për “Real Madrid TV”:

“Gjëja më e rëndësishme është që, kur fitojmë një trofe, ne nuk mendojmë të ndalemi aty, ta lëmë kohën të kalojë. Te Reali gjithmonë mendojmë si të tojmë më shumë, edhe nëse kemi tuar tre Champions radhazi. Kur arrita këtu mësova të luftoja deri në fund. Ne jetojmë për finale të mëdha, për t’i fituar ato. Kam mësuar shumë te Real Madridi për këtë. Kur mendojmë se kemi fituar gjithçka, ne duam të fitojmë përsëri. Kjo është mënyra jonë e të menduarit”.

Lidhur me dy pikët distancë nga rivalët e Barcelonës në klasifikimin aktual, Marcelo shtoi: “Ne po përmirësohemi, kemi pasur një kohë të vështirë, pa stërvitje, apo duke luajtur futboll, pa kontakte me shokët e skuadrës. Na kanë mbetur edhe 11 finale, duhet të japim gjithçka për t’i fituar. Jemi në garë për trofe shumë të rëndësishëm, do të përpiqemi të tojmë gjithçka që mbetet në lojë”