Skuadra zvicerane nënshkruan me futbollistin shqiptar Alban Ajdinin

Skuadra zvicerane nënshkruan me futbollistin shqiptar Alban Ajdinin

Sport June 05, 2020 - 11:09
Lajmet e fundit nga sporti

Superliga e Zvicrës në futboll vazhdon t’u besojë futbollistëve shqiptarë. Skuadra e elitës së futbollit të Zvicrës, Servette, ka nënshkruar kontratë me futbollistin kosovar, Alban Ajdini.

Ajdini është prodhim i Akademisë së Servettes, ku pas talentit të madh të shfaqur në të gjitha grup-moshat ai i ka bindur drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë profesionale.

Ajdini ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2022.

“Servette është e lumtur me nënshkrimin dhe i dëshiron lojtarit të ardhme të ndritur”, thuhet ndërtë tjera në komunikatën e lëshuar nga klubi Zvicra. /Zeri.info