Dokumentari “Fundi i lojës” kushtuar Challendesit do të shfaqet në Zvicër

Dokumentari “Fundi i lojës” kushtuar Challendesit do të shfaqet në Zvicër

Sport June 05, 2020 - 12:43
Lajmet e fundit nga sporti

Sukseset e trajnerit Bernard Challandes me Përfaqësuesen e Kosovës kanë bërë që bota të flasë për të.

Tekniku zviceran ka befasuar të gjithë me ndryshimin e madh që ka sjellë në ekipin e Kosovës, duke e bërë kështu protagoniste për kualifikim në evropian dhe në rivale të madhe edhe përballë kombëtareve gjigante, shkruan "Zeri.info".Image

Regjisori Fisnik Maxhuni i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka bërë një dokumentar lidhur me trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes.

Në këtë dokumentar, që pritet të shfaqet më 10 qershor në Zvicër, protagonist pritet të jenë edhe treshja e futbollistëve: Samir Ujkani, Benjamin Kololli e Mërgim Vojvoda.

“Fundi i lojës” është produksion i vitit 2018, që flet për diasporën shqiptare në Zvicër.

Dokumentari “Fin de Partie” (Fundi i lojës) për përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, zviceranin Bernard Challandes, ka një rrëfim intrigues jo vetëm për adhuruesit e këtij sporti.Image