Tifozët e Benficas e sulmojnë autobusin e skuadrës, e pësojnë dy futbollistë

Tifozët e Benficas e sulmojnë autobusin e skuadrës, e pësojnë dy futbollistë

Sport June 05, 2020 - 14:41
Detajet

Futbollistët e skuadrës së njohur portugeze, Benfica, janë sulmuar nga tifozët e tyre, shkruan Zeri.info.

Tifozët e Benficas ishin të zemëruar për shkak të rezultatit të dobët të skuadrës së tyre në ndeshjen ndaj Tondelas.

Benfica luajti pa gola (0:0) dhe kështu humbi mundësinë për ta zotëruar vendin e parë në tabelë. Pas ndeshjes, tifozët e sulmuan autobusin me të cilin po udhëtonte skuadra.

Futbollistët Andrija Zivkovic dhe Julian Wigl e pësuan keq pas sulmeve me gurë dhe u transportuan në spital.

Ndryshe, Benfica dhe Porto në këtë edicion po e synojnë titullin kampion.

Të dyja skuadrat i kanë nga 60 pikë të grumbulluara kur kanë kaluar 27-të xhiro. /Zeri.info