Pesë gola në

Pesë gola në "Zahir Pajaziti", Llapi e mposht Dukagjinin

Sport June 05, 2020 - 18:04
Zbuloni detajet

Superliga e Kosovës është rikthyer pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë COVID-19.

Ndeshja e parë që sinjalizoi rikthimin e kampionatit të Kosovës u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet skuadrës së Llapit dhe Dukagjinit.

Këtë sfidë, të vlefshme për xhiron e 23-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, e fituan vendasit me rezultat 4-1.

Një gol u shënuan në pjesën e parë, kurse tre të tjerë në atë të dytë.

Rezultati u zhbllokua me të filluar takimi, Elvis Prençi ka realizuar pas një ndërprerje të skuadrës vendase, për 1-0, në minutën e 3’.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, Kastriot Selmani realizoi për 2-0.

Kurse tre minuta më vonë, Erblind Mulaj ngushtoi epërsinë në 2-1, por vendasit shënuan edhe dy herë deri në fund.

Në minutën e 68’, Ersil Ymeri realizoi për rezultatin 3-1, kurse ne fund shenoi

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë së koronavirusit.