U mposht thellë nga Llapi, trajneri i Dukagjinit e premton më të mirën në ndeshjet e radhës

U mposht thellë nga Llapi, trajneri i Dukagjinit e premton më të mirën në ndeshjet e radhës

Sport June 05, 2020 - 18:11
Zbuloni detajet

Dukagjini i Klinës është njoftuar me humbjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll, e cila në tërësi ishte e 12-ta. Skuadra e Severin Elezajt pësoi në udhëtim te Llapi me rezultat bindës (4-1).

Pavarësisht disfatës, kryetrajneri Elezaj ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, ndërkohë që theksuar se duhet të punojnë për t’i përmirësuar gabimet e bëra në përballjen e së premtes (5 qershor).

“Futbollistët u angazhuan, patëm posedimin e topit, por e pësuam nga disa lëshime individuale, megjithëse në futboll janë normale të ndodhin. Kjo ndeshje ka përfunduar dhe tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Feronikelit”, deklaroi Elezaj fillimisht për “Super Sport Kosova”.

Pamje nga ndeshja ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit (Foto: Shpend Ahmeti)

Tekniku nga Klina paralajmëroi skuadra tjera për ndeshjet e radhës, teksa theksoi se askush nuk do ta ketë të lehtë përballë këtij Dukagjinit.

“Ne nuk do ta shikojmë renditjen tabelare, do të mundohemi të shfaqim ndeshje sa më të mira dhe jam i sigurt për këtë. Dukagjini do ta dhurojë maksimumin në çdo ndeshje për të nxjerrë rezultate sa më të mira”, përfundoi Elezaj.

Në ballafaqimin e radhës KF Dukagjini do të përballet me KF Feronikelin.