Futbolli kosovar në zi: Ndërron jetë një nga bashkë-themeluesit e klubit të njohur në Kosovë

Futbolli kosovar në zi: Ndërron jetë një nga bashkë-themeluesit e klubit të njohur në Kosovë

Sport June 05, 2020 - 22:43

Sot i është dhënë lamtumira  e fundit, Flurim Bujupit, ish bashkë themeluesë i skuadrës KF Drenasi.

I ndjeri, gjithashtu ka qenë edhe delagat i FFK-së, përcjellë Gazeta OLLE.

Lajmin për vdekjen e Bujupit, e ka bërë të ditur skuadra nga Drenasi.

Më poshtë njoftimi i tyre:

Të dashur sportdashës,

Sot i dhamë lamtumiren e fundit Flurim Bujupit i cili u nda nga ne pas një sëmundje të shkurtër.
Flurimi ishte bashkëthemelues i KF Gryka me vonë KF Drenasi, gjithashtu ishte edhe delegat në FFK i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në sportin e Kosovës dhe në veçanti për klubin tonë.

Të gjithë bashkëpunëtorëve, miqve, lojtarëve e në veçanti familjes dhe farefisit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Sot sporti humbi një njeri të madh por që do ta përkujtojmë çdoherë.

 

Të dashur sportdashës, Sot i dhamë lamtumiren e fundit Flurim Bujupit i cili u nda nga ne pas një sëmundje të...

Posted by KF Drenasi on Friday, 5 June 2020