Ylli i Borussia Dortmundit gjobitet pasi nuk respektoi masat

Ylli i Borussia Dortmundit gjobitet pasi nuk respektoi masat

Sport June 06, 2020 - 10:13

Futbollisti i Borusia Dortmundit, Jadon Sancho ironizoi vendimin e Federatës Gjermane të Futbollit, e cila e gjobiti për shkak se nuk u qeth në shtëpinë e tij duke respektuar protokollin shëndetësor.

Lojtari anglez e ka konsideruar vendimin e Federatës Gjermane (DFL) një “shaka absolute”, por duke ndjerë se mund të ndëshkohej sërish, e ka fshirë komentin në llogarinë e tij në “Twitter”.

Sancho u gjobit së bashku shokun e skuadrës Manuel Akanzhi pasi u qethën nga një berber në shtëpinë e tyre pa maska.Image