Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
PSG nuk heq dorë nga Mbappe e Neymar, synojnë të blejnë yje të tjerë

PSG nuk heq dorë nga Mbappe e Neymar, synojnë të blejnë yje të tjerë

Sport June 06, 2020 - 12:27

Drejtuesit e skuadrës franceze PGS, insistojnë se Kylian Mbappe dhe Neymar janë shumë të lumtur në Paris dhe nuk do të largohen. Sipas futbollistit Ander Herrera, gjigantët e Ligue 1 ka më shumë të ngjarë të blejnë yje të tjerë sesa të shesin ato që kanë aktualisht. Në fakt, Mbappe dhe Neymar kanë qenë të lidhur me klube të tjera si Real Madrid dhe Barcelona.

I pyetur se cili prej të dyve do të jetë më i vështirë për t’u mbajtur, nëse PSG duhej të shiste njërin prej yjeve, mesfushori i tha “AS”:

“Unë nuk e di, sepse me këto gjëra merret klubi. Por, e di mirë se të dy janë thelbësor në projektin e PSG. Po ashtu, i shoh shumë të lumtur dhe të përfshirë shpirtërisht në skuadrën tonë”.

PSG e bleu Neymar për një rekord botëror 222 milione euro nga Barcelona më 2017, ndërsa Mbappe erdhi nga Monaco vitin e ardhshëm për 135 milionë euro. Herrera tha se gjigantët francezë janë mësuar të blejnë yje, jo t’i shesin ato:

“Ju duhet të merrni parasysh një aspekt themelor, të cilin e kam diskutuar edhe me Kylian. PSG nuk është një klub që i shet yjet e tij, përkundrazi, blen të tjerë si ato. Besoj se klubi ka burime të mjaftueshme financiare për t’i mbajtur të dy”.