Ferizaj me shumë probleme përballë Prishtinës, bën përgatitjet e fundit para kësaj ndeshjeje

Ferizaj me shumë probleme përballë Prishtinës, bën përgatitjet e fundit para kësaj ndeshjeje

Sport June 06, 2020 - 14:22
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Ferizajt të dielën udhëton drejt kryeqytetit për ta zhvilluan ndeshjen e javës së 23-të në kuadër të Superligës së Kosovës së futboll.

Futbollistët kanë kryer stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje derisa ka njoftuar se do të kenë mungesë të madhe pasi nuk mund të llogarisë në plot 6 lojtarë, shkruan Zeri.info.

“Skuadra joneë sot ka mbajtur stërvitjen e fundit para duelit me Prishtinën ku në këtë takim skuadra jonë pritet t’i ketë gjashtë (6) mungesa kryesore, 5 me kartonë të verdhë dhe një i lenduar, Edon Sadriu,Taulant Dajaku, Gentrit Halili, Dren Gashi, Ergon Hyseni, me kartonë ndërsa mbrojtësi, Ardian Shajlani i lënduar. Gjithsesi, shpresojmë në rezultat pozitiv nga djelmoshat tanë, Forca”, ka shkruar Ferizaj në Facebook.

Ndeshja Prishtina – Ferizaj zhvillohet ditën e diel nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zeri.info