Lajmet jo të mira për Milot Rashicën

Lajmet jo të mira për Milot Rashicën

Sport June 06, 2020 - 14:41
Lajmet e fundit nga sporti

Të dielën, me fillim nga ora 15:30, Werder Bremen në shtëpi pret Wolfsburgun, për të zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme, në betejën e tyre për mbijetesë.

Werder Bremen, do t’i duhet që në këtë ndeshje të mos llogaritë në shërbimet e Milot Rashicës.

Është trajneri Florian Kohfeldt, që në konferencën e fundit për shtyp, ka pranuar se ende nuk dihet nëse Rashica do të paraqitet.

“Rashica do të stërvitet sot. Nuk mund të jap një përgjigja definitive për të”, ka deklaruar Kohfeldt,në pyetjen nëse Rashica është i gatshëm për ndeshje, përcjell lajmi.

Anësori i Kosovës u paraqit vetëm në 30 minutat e fundit të pjesës së dytë në ndeshjen e kaluar ku Werder u mund 0-3 nga Eintracht Frankfurt.