Visar Bekaj: Me Ferizajn si ndeshje finale

Visar Bekaj: Me Ferizajn si ndeshje finale

Sport June 07, 2020 - 08:52
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina do të përballet sot me Ferizajn në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa do të fillojë nga ora 18:00.

Portieri i Prishtinës, Visa Bekaj, ka thënë se ndeshja ndaj Ferizajt do të jetë si një finale.

“Pa marrë parasysh se në cilën pozitë është Ferizaj apo cila do skuadër, assesi nuk do ta nënçmojmë kundërshtarin, por në ndeshjen e nesërme (sotme) do të hyjmë sikur të jetë finale. Sepse, pa dyshim deri në fund na presin edhe 11 finale tjera dhe andaj pres angazhim maksimal të bashkëlojtarëve të mi”, ka thënë Bekaj për uebfaqen zyrtare të klubit prishtinas./Zëri