Pensionohet McGregor

Pensionohet McGregor

Sport June 07, 2020 - 09:11
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Arteve të Përziera Marciale, Conor McGregor, ka vendosur të pensionohet nga ky sport, transmeton “Zeri.info”.

Këtë gjë irlandezi e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Hej njerëz, unë kam vendosur të pensionohem nga luftërat. Faleminderit të gjithëve për kujtimet e mrekullueshme. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm. Këtu është një fotografi e imja dhe e nënës sime në Las Vegas pas një fitore për titull të botës”, ka shkruar ylli i UFC-së.

Meçi i fundit i McGregorit ishte në janar kur e mposhti Donald Cerronen.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që irlandezi njofton pensionimin e tij përmes rrjeteve sociale, derisa një gjë të tillë e kishte bërë edhe në vitin e kaluar, por sërish ishte kthyer në ring./Zëri