Sot zhvillohen tri ndeshje të Superligës

Sot zhvillohen tri ndeshje të Superligës

Sport June 07, 2020 - 09:26
Lajmet e fundit nga sporti

 


Sot do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e fundit të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani do ta presë në shtëpi Drenicën, kurse Gjilani do të ketë punë me Trepçën ’89.

Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 16:00.

Ndërkohë, nga ora 18:00, Prishtina do të luajë në “Fadil Vokrri” përballë Ferizajt.

Deri më tani në takimet e zhvilluara këtë fundjavë, Llapi ka triumfuar 4:1 ndaj Dukagjinit, Feronikeli ka mposhtur Vushtrrinë me shifrat 3:1, derisa Drita ka fituar minimalisht 1:0 ndaj Flamurtarit./Zëri