Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Benevento inkuadrohet në Serie A

Benevento inkuadrohet në Serie A

Sport June 30, 2020 - 08:20

Beneveno i Pippo Inzaghit është skuadra e parë që inkuadrohet në Serie A për edicionin 2020/21, duke barazuar rekordin e Ascolit në edicionin 1977/78, me shtatë ndeshje të mbetura deri në fund.

“La Streghe” e ka dominuar kampionatin në Serie B që nga fillimi e deri më tani, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra në fjalë i ka fituar 23 ndeshje, ka barazuar në shtatë prej tyre dhe ka vetëm një humbje, duke shënuar 56 gola dhe duke pësuar vetëm 15 në 31 xhiro.

Klubi i fundit që e siguroi inkuadrimin në Serie A me shtatë ndeshje të mbetura ishte Ascoli në edicionin 1977/78.

Kjo do të jetë aventura e dytë e Beneventos në Serie B, pasi kjo skuadër ishte në elitën e futbollit italian edhe në edicionin 2017/18.

Ndryshe, para rikthimit në Serie A, Benevento tashmë e ka siguruar transferimin e sulmuesit të mirënjohur Loic Remy, i cili do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi italian gjatë ditës së sotme. /Zeri.info