Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
“Tuttosport”: Klubi i madh italian rinis negociatat me Milot Rashicën

“Tuttosport”: Klubi i madh italian rinis negociatat me Milot Rashicën

Sport June 30, 2020 - 15:00

Milot Rashica do t’i jap fund aventurës me Werder Bremenin, derisa e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Pas përfundimit të edicionit në Bundesliga, Rashica ka në dispozicion disa oferta nga RB Leipzigu, Hertha e Berlinit dhe Milani, raporton “Tuttosport”, përcjell “Zeri.info”.

Megjithatë edhe Napoli duket një alternativë e mirë për Napolin.

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli ka nisur bisedimet për transferimin e 24-vjeçarit nga Kosova, i cili pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.

“I preferuari i Giutolit vazhdon të jetë Milot Rashica. 24-vjeçari ka në derë edhe ofertën e RB Leipzig prej 15 milionë euro, për të cilën ende nuk është vendosur”, shkruan fillimisht mediumi italian.

“Agjentët e Rashicës janë në kërkim të alternativës më të mirë dhe një e tillë e pëlqyer do të ishte Napoli. Rashica e ka në avantazh RB Leipzigun klub që ka bërë ofertë, por Napoli ende nuk e ka bërë një gjë të tillë”, shkruan më tej ky medium.

Pra, tani për tani gjithçka është e hapur. /Zeri.info