Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Juventusi fiton ndaj Genoas së Valon Behramit

Juventusi fiton ndaj Genoas së Valon Behramit

Sport June 30, 2020 - 23:40
Lajmet e fundit nga sporti

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Genoas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të të ligës italiane, shkruan “Zeri.info”.

Gjiganti torinez triumfoi në udhëtim me shifrat 3:1.

Paulo Dybala shënoi golin e parë për bardhezinjtë në minutën e 50-të.

Cristiano Ronaldo e dyfishoi epërsinë në minutën e 56-të, kurse për 3:0 realizoi Douglas Costa (73’).

Andrea Pinamonti shënoi golin e vetëm për Genoan në minutën e 77-të.

Valon Behrami u paraqit për 90 minuta për vendasit në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Juventusi tash ka 72 pikë në krye të tabelës, 4 më shumë sesa Lazio.

Ndërkohë, Genoa mbetet me 26 pikë në pozitën e 17-të./Zëri