Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Penalltia e Realit po “trondit” Twitterin

Penalltia e Realit po “trondit” Twitterin

Sport July 03, 2020 - 15:42
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi fitoi falë një penalltie jo fort bindëse ndaj Getafes, në ndeshjen e radhës të La Liga, duke e çuar në 4 pikë distancën nga ndjekësi më i afërt për kreun e renditjes, ekipi katalanas.

Rrëzimi i Carvajal duket jo pak teatral, ashtu sikur edhe “interpretimi” i tij, teksa bën sikur i kanë thyer këmbën…

Në fakt, pamjet filmike dëshmojnë se më shumë e ka vjedhur këtë 11-metërsh, duke “aktruar” bukur para syve të arbitrit kryesor.

Disa përdorues të Twitter-it kanë ironizuar me rastin në fjalë, duke llogaritur si pjesë të penalltisë “veprën” e dy lojtarë të bardhë: Carvajal, që pëson ndërhyrjen dhe rrëzohet, por edhe Mendy në distancë.

Edhe ky i fundit rrëzohet në të njëjtën sekondë me spanjollin, si për ta kompletuar ofertën “dy në një” për gjyqtarin, transmeton telesport.

“Nëpër dyqane jemi mësuar të lexojmë “bli dy artikuj, paguaj vetëm një…, ofertë” që ekzistoka edhe në futboll për “Los Blancos”, ka shkruar një tifozë futbolli në Twiter.

“Rrëzohuni dy lojtarë njëherësh, ju japim një penallti…”, ka shkruare një tjetër.

Një sinkronizim i çuditshëm, i stigmatizuar në rrjetet sociale, ku mbrojtësi francez rrëzohet vetë, pa i ndërhyrë askush, ndërsa Carvajal plandoset përtokë sikur ka marrë “plumbat” në këmbë…