Arsenali në formë të mirë, 'viktima' e radhës është Wolverhamptoni

Arsenali në formë të mirë, 'viktima' e radhës është Wolverhamptoni

Sport July 04, 2020 - 20:22

Arsenali e ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Premierligës angleze.

Në kuadër të javës së 33-të, skuadra londineze e ka mposhtur Wolvesin me rezultat të pastër 0:2, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në "Molineux", Bukayo Saka ('43) dhe Alexandre Lacazette ('86) shënuan golat e fitores për mysafirët.

Me këtë fitore, Arsenali ngritet në vendin e shtatë në tabelë me 49 pikë të tubuara.

Kurse, Wolverhamptoni mbetet në vendin e gjashtë me 52 sosh. /Zeri.info

Image