Realizoi tre gola, Munishi ia gjen 'nofkën ideale' Baftiut

Realizoi tre gola, Munishi ia gjen 'nofkën ideale' Baftiut

Sport July 04, 2020 - 20:38

Blendi Baftiu është rikthyer në formën e tij optimale për Ballkanin e Suharekës.

Futbollisti nga Shtimja realizoi tre gola në fitoren e madhe të Ballkanit (5:1) ndaj Dukagjinit në Klinë, shkruan "Zeri.info".

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ia ka gjetur një "nofkë" sulmuesit kosovar.

"Mister goli B.B", ka shkruar Munishi në "Facebook" duke iu referuar Baftiut.

Ndryshe, Baftiu është top-golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës këtë edicion.

Reprezentuesi i Kosovës ka realizuar 15 gola pas 28 javësh. /Zeri.info