Xhaka pas fitores së Arsenalit: Një hap tjetër drejt drejtimit të duhur

Xhaka pas fitores së Arsenalit: Një hap tjetër drejt drejtimit të duhur

Sport July 04, 2020 - 22:13

Arsenali e ka regjistruar fitoren e katërt rresht në të gjitha garat gjatë ditës së sotme.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta është përballur sot me Wolverhamptonin në kuadër të Premierligës, shkruan "Zeri.info".

Në krye me Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, Arsenali arriti ta mposhtë Wolvesin në "Molineux" me rezultat të pastër, 0:2.

Pas ndeshjes, mesfushori nga Kosova, Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", reprezentuesi i Zvicrës ka shkruar:

"Fitore e madhe. Paraqitje e mirë e skuadrës. Një hap tjetër drejt drejtimit të duhur". 

Ndryshe, Granit Xhaka ka qenë ndër futbollistët kryesor të Arsenalit që prej rikthimit të futbollit anglez. /Zeri.info