Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Hap fals i Lazios në garën për titull, Milani i jep 'shkollë' në kryeqytet

Hap fals i Lazios në garën për titull, Milani i jep 'shkollë' në kryeqytet

Sport July 04, 2020 - 23:38

Milani ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kryendeshjen e javës në kampionatin elitar italian, Serie A.

Sonte në "Stadio Olimpico", Milani ka qenë mysafir i pretendentit për titull, Lazios, shkruan "Zeri.info".

Në kuadër të javës së 30-të, Milani i ka dhënë "leksion" Lazios duke e mposhtur me rezultat 0:3.

Hakan Calhanoglu ('23) dhe Zlatan Ibrahimovic ('34) i shënuan golat për Milanin në pjesën e parë.

Image

Ndërkaq në pjesën e dytë, Milani e trefishoi epërsinë dhe shënoi golin e qetësisë përmes Ante Rebicit në minutën e 59-të.

Me këtë fitore, Milani ngritet në vendin e gjashtë në tabelë me 46 pikë të tubuara.

Kurse, Lazio mbetet në vendin e dytë me 68 pikë sosh. /Zeri.info