Portieri australian lë futbollin për t’u hyrë Arteve të Përziera Marciale

Portieri australian lë futbollin për t’u hyrë Arteve të Përziera Marciale

Sport July 06, 2020 - 11:22
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri i Adelaide Unitedit, Isaac Richards, është tërhequr nga karriera e tij në futboll për t’u hyrë Arteve të Përziera Marciale (MMA), transmeton “Zeri.info”.

21-vjeçari, i cili kishte bërë një paraqitje në ligën australiane gjatë këtij edicioni te Adelaide, vendosi të largohej para rifillimit të kampionatit më vonë gjatë këtij muaji.

“Për mua Artet e Përziera Marciale kanë qenë gjithmonë forma personale e shprehjes sime. Më ndihmon t’i kuptoj dhe të merrem me emocionet”, u shpreh Richards.

Largimi i Richardsit e lë Adelaiden me Dakota Ochsenhamin si portier të dytë.

“Nuk ndodh çdo ditë që një lojtar të vijë në zyrë dhe të thotë se dëshiron të provojë të bëhet një luftëtar i MMA-së”, ka thënë drejtori i klubit, Bruce Djite.

“Isaacu vazhdimisht na ka impresionuar neve si portier i dytë, sidoqoftë ne kurrë nuk do t’ia ndalnim rrugën një lojtari për t’i ndjekur pasionet dhe ëndrrat e tij”, shtoi ai./Zëri