Publikohet videoja e momentit kur portieri 16-vjeçar goditet nga rrufeja

Publikohet videoja e momentit kur portieri 16-vjeçar goditet nga rrufeja

Sport July 06, 2020 - 12:25
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri i ri rus, Ivan Zaborovski është goditur nga rrufeja gjatë seancës stërvitore në Orekhovo-Zuyevo në rajonin e Moskës.

Ky aksident ka ndodhur gjatë stërvitjes së Znamja Truda, i cili është klubi më i vjetër aktiv në Rusi, shkruan "Zeri.info".

Image

"Ka pasur një incident gjatë stërvitjes së sotme. Portieri ynë i ri Zaborovski u godit nga rrufeja", thuhet fillimisht në njoftimin e klubit rus.

"Gjendja e tij është kritike dhe ai po lufton për jetën e tij", thuhet më tej.

Sot është publikuar videoja e momentit kur portieri është goditur nga rrufeja./Zëri