Japonia hap dyert e stadiumeve për tifozët

Japonia hap dyert e stadiumeve për tifozët

Sport July 06, 2020 - 12:40
Lajmet e fundit nga sporti

Japonia ka vendosur që të lejojë rikthimin e tifozëve nëpër stadiumet e futbollit, transmeton “Zeri.info”.

Tifozët japonezë do të mund të rikthehen në stadiume nga e premtja e ardhshme.

Autoritetet vendore miratuan lejimin e hyrjes së një pjese të tifozëve në stadiumet e vendit duke vendosur numrin fiks 5 mijë persona.

Ky vendim vlen për futbollin dhe bejsbollin.

COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 977 vetave deri më tani në Japoni./Zëri