Allegri thotë se kishte pasur një ofertë nga Real Madridi

Allegri thotë se kishte pasur një ofertë nga Real Madridi

Sport July 06, 2020 - 13:38
Lajmet e fundit nga sporti

Massimiliano Allegri ka thënë se kishte pasur kontakte me Real Madridin për t’u bërë trajner i ekipit madrilen para dy vjetësh, por deshi që t’i qëndrojë besnik Juventusit, transmeton “Zeri.info”.

Ish-trajneri i Milanit kaloi pesë edicione të suksesshme te Juventusi para se të largohej në verën e kaluar.

Pasi Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi pas edicionit 2017/2018, gjiganti madrilen u drejtua fillimisht nga Julen Lopetegui e më pas edhe nga Santiago Solari.

Allegri gjithashtu ishte një opsion për Real Madridin.

“Para dy vjetësh ishte një kontakt, por nuk ndodhi asgjë sepse unë kisha kontratë me Juven”, ka thënë Allegri për të përditshmen spanjolle “Marca”.

“Për më tepër, unë kisha një përkushtim të fortë moral ndaj klubit dhe tifozëve”, shtoi italiani./Zëri