Igli Tare inkurajon Lazion: Asgjë nuk ka mbaruar ende

Igli Tare inkurajon Lazion: Asgjë nuk ka mbaruar ende

Sport July 06, 2020 - 13:53
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka inkurajuar skuadrën e tij për t’iu rikthyer sërish fitores pas humbjes së thellë nga Milani në fundjavë, transmeton “Zeri.info”.

Lazio u mposht në shtëpi me shifrat 3:0 nga Milani të shtunën.

Kjo humbje bëri që Lazio të mbetet 7 pikë larg kreut të tabelës, që mbahet nga Juventusi.

Tare thotë se ekipi i tij duhet të rikthehet menjëherë dhe të mendojë për sfidën e radhës ndaj Lecces.

“Ju jeni të fortë, ju keni qenë të shkëlqyeshëm. Tash të mos bëhemi pesimistë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Lecces”, ka thënë Tare në drejtim të skuadrës së tij, raporton “Il Corriere dello Sport”.

“Ju jeni të lodhur, pushoni dhe do të kthehemi sërish menjëherë. Ju dhatë gjithçka, ngrini kokat. Nuk ka mbaruar ende”, ka shtuar ish-reprezentuesi shqiptar./Zëri