Mërgim Vojvoda kërkohet nga Spartak Moska

Mërgim Vojvoda kërkohet nga Spartak Moska

Sport July 06, 2020 - 13:56
Detajet

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës belge Standard Liege, Mërgim Vojvoda, është një ndër lojtarët më të kërkuar të këtij ekipi, raportojnë mediet në Belgjikë, shkruan Zeri.info.

Për shërbimet e futbollistit 25-vjeçar së fundmi ka shfaqur interesim edhe skuadra ruse Spartak Moska, shkruan “La Derniere Heure”.

Image

Vojvoda 25-vjeçar është nën kontratë me klubin e elitës belge Standard Liege.

Mirëpo, ai po pritet të largohet këtë verë.

Për të kanë shprehur interesim klubet e Series A, si Torino, Lazio e Atalanta.

Vojvoda ka kontratë me Standardin deri në verën e vitit 2023. /Zeri.info

Image