“Ethet” e ndeshjeve të Superligës nuk ndalen, në mesjavë na presin duele të forta

“Ethet” e ndeshjeve të Superligës nuk ndalen, në mesjavë na presin duele të forta

Sport July 06, 2020 - 14:13
Detajet

“Ethet” e Superligës së Kosovës do të vazhdojnë edhe në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 29-të.

Në këtë xhiro janë në program të zhvillohen gjashtë supersfida, ku pritet të qartësohet shumëçka rreth titullit, skuadrave që dalin në Evropë dhe mbijetesës.

Pa dyshim që ndeshja kryesore e kësaj jave zhvillohet në Gjilan, ku të mërkurën Gjilanit pret Prishtinën në një ndeshje direkte për kreun e tabelës.

Në anën tjetër, të mërkurën luhen edhe dy sfida të tjera, Ballkani pret Llapin, ndërsa Drenica luan në "Bajram Aliu" përballë Ferizajt.

Të enjten janë paraparë të luhen tri takime të tjera, ku përsëri ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në Gjilan.

Lideri aktual i Superligës, Drita, do ta presë Feronikelin, që tashmë po luan pa objektiva.

Ndërkohë, dy skuadrat tjera që po luftojnë për mbijetesë, Trepça ’89 dhe Flamurtari, luajnë në shtëpitë e tyre përballë Vushtrrisë, respektivisht Dukagjinit.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të do të zhvillohen në orën 17:00. /Zeri.info

IPKO SUPERLIGA

E mërkurë

Gjilani – Prishtina

Ballkani – Llapi

Drenica – Ferizaj

E enjte

Drita – Feronikeli

Trepça ’89 – Vushtrria

Flamurtari – Dukagjini.