Reja lavdëron mesfushorin e Milanit: Ma kujton Gattuson

Reja lavdëron mesfushorin e Milanit: Ma kujton Gattuson

Sport July 06, 2020 - 14:34
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka lavdëruar mesfushorin e Milanit, Franck Kessie gjatë analizës së tij pas ndeshjes Lazio – Milan, që u mbyll me triumfin e mysafirëve, transmeton “Zeri.info”.

Milani triumfoi me rezultatin e thellë 3:0. 

Reja, i ftuar në radion “Kiss Kiss”, ka thënë se Kessie ishte lojtari më i mirë në fushë gjatë kësaj ndeshje, derisa shtoi se ai ia kujton atij Gennaro Gattuson.

“Kessie ma kujton tej mase Gennaro Gattuson. Më duket si një traktor në mesin e fushës, por prej disa kohësh më ka lënë përshtypjen se nuk gëzon besimin e trajnerit Pioli. Për mua Kessie është një futbollist me shumë vlera”, deklaroi Reja./Zëri