“Theo Hernandez mund të bëhet mbrojtësi i krahut më i mirë në botë

“Theo Hernandez mund të bëhet mbrojtësi i krahut më i mirë në botë

Sport July 06, 2020 - 14:47
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka lavdëruar futbollistin e tij, Theo Hernandez, duke thënë se ai mund të bëhet mbrojtësi i krahut më i mirë në botë, transmeton “Zeri.info”.

Pioli ka vlerësuar lartë paraqitjet e Hernandezit në edicionin e tij të parë në “San Siro”.

Theo ka kontribuuar me 5 gola dhe 4 asistime në 26 ndeshje deri më tani për kuqezinjtë.

“Theo është padyshim më i prirët ndaj aspektit sulmues të lojës. Ai momentalisht është duke punuar me vazhdueshmëri dhe kujdes në fazën mbrojtëse. Kjo do të thotë që ai e ka kuptuar se mund të bëhet njëri prej mbrojtësve të krahut më të mirë në botë nëse punon në atë pjesë”, u shpreh Pioli./Zëri