Mediumi anglez shkruan për Nuhiun: Atdheu ende kryen punën e tij

Mediumi anglez shkruan për Nuhiun: Atdheu ende kryen punën e tij

Sport July 06, 2020 - 15:12
Lajmet e fundit nga sporti

Sheffield Wednesday u mposht të dielën me shifrat 2:1 nga Swansea City në kuadër të kategorisë së dytë të futbollit anglez, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi kosovar, Atdhe Nuhiu, shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Mediumi anglez “Thestar.co.uk” ka shkruar për pesë pikat referuese të takimit të djeshëm.

Në mesin e këtyre përfshihet edhe Atdhe Nuhiu.

“Atdheu ende po kryen punën e tij”, shkruan “Thestar.co.uk”.

“Shikoni, ai nuk është më i pëlqyeri nga të gjithë, por Nuhiu momentalisht është larg lojtari më i mirë golashënues në ‘Hillsborough’. Ai ka 48 gola (26 më shumë sesa golashënuesi i dytë, Kieran Lee) dhe shpejt mund të bëhet lojtari i parë i Wednesdayt që prej Marcus Tudgayt në 2010-n që realizon 50 gola për klubin. Goli i tij me kokë ndaj Swanseas nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë një pikë, por ishte i pesti gol i tij i shënuar në kohën shtesë këtë edicion dhe si një lojtar me ndikim ju s’mund të dyshoni në vlerën e tij”, vijon më tej ky medium./Zëri